GJERMANI– Një shqiptar nga Kosova, baba i 6 fëmijëve pritet të dëbohet nga Gjermania , pasi akuzohet për disa vepra penale. Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Lartë Administrative në Lüneburg (OVG), shkruan media gjermane stadtradio-goettingen.de.

36-vjeçari duhej të dëbohej, me vendimin paraprak të Gjykatës Administrative të Göttingenit e cila kishte hedhur poshtë një mbrojtje të përkohshme juridike kundër dëbimit që ai e gëzonte më parë, transmeton albinfo.ch. Më pas ai ka ushtruar të drejtën e apelit në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

“Nisur nga fakti se kosovari kishte kryer një numër të madh veprash penale mes të cilave dhunë e grabitje, është e pritshme që ai sërish të ushtrojë dhunë dhe të kryejë të njëjtat vepra penale”- thuhet në vendimin më të ri të organit të akuzës. Për këtë arsye, për të hir të ruajtjes së sigurisë publike është e nevojshme që ai të dëbohet.

Kosovari para arrestimit të tij të fundit jetonte në qarkun Göttingen ndërsa në Gjermani kishte ardhur në vitin 1991, kur ishte fëmijë 10 vjeçar. Lejes së tij të përkohshme të qëndrimit “Duldung” i kishte skaduar afati në vitin 2011.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: