Mesfushori kilian i Bajernit, Arturo Vidal rrezikon dënimin me 10 vite burg, për një sherr në një disko shtatorin e kaluar.Mbi 31-vjeçari rëndon akuza për dëmtime të rënda trupore gjatë një grindje në klubin e natës. Sipas të përditshme “Bild” se për të njëjtën gjë akuzohet edhe vëllai i Arturo Vidalit, Sandrino, teksa ata po festonin fitoren kundër Mainzit vitin e kaluar.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane, Vidal ishte në gjendje të dehur dhe kishte ofenduar disa persona të tjerë në club. Një person u godit me shishe vodka në kokë.

http://www.panorama.com.al/sport/akuzohet-per-gjuajtje-me-shishe-gjate-nje-sherri-ne-disko-vidal-rrezikon-10-vite-burg/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb