SARANDË-Gjykata e Krimeve të Renda ka dhënë masën 30 ditë burg për gjyqtarin Rasim Doda. Ky i fundit akuzohet për korrupsion. Doda u arrestua nga policia dy ditë më parë pas autorizimit nga KLD.

AUTORIZIMI NGA KLD
Pas shumë debatesh, Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi vendimin për arrestimin e gjyqtarit Rasim Doda të akuzuar për marrje rryshfeti. Gjyqtari i Gjykatës së Sarandës akuzohet për veprën penale të korrupsionit dhe për këtë arsye KLD vendosi t’i hapi rrugë proçesit gjyqësor ndaj këtij gjyqtari. Në vitin 2009, gjyqtari u procedua penalisht nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama për shkelje gjatë kryerjes së detyrës. Ndërsa në vitin 2010, Doda është akuzuar për veprën penale të fyerjes.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: