Një gjykatë koreanojugore nxorri sot një mandat arresti kundër ish-presidentit Lee Myung Bak, disa ditë pasi ishte marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me akuza për korrupsion, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve “Yonhap”.

President në vitet 2008-2013, Lee Myung-bak, 76 vjeç, është i fundit i një serie kryetarësh në Korenë e Jugut të përfshirë në një hetim kriminal, për korrupsion me vlera që arrijnë disa milionë dollarë.

Lee dyshohet se ka marrë shuma parashë nga shërbimet sekrete, kompani dhe organizata të tjera që arrijnë vlerën e 11 miliardë uon (10,2 milionë dollarë).

“Nëse këto akuza vërtetohen ai rrezikon 45 vite burg”, thekson “Yonhap”.

Edhe Park Geun Hye, që pasoi Lee si president, e cila u shkarkuar në mars 2017, është gjithashtu duke u përballur me akuza për korrupsion.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb