ITALI- Kantautori shqiptar Ermal Meta, bashkë me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro nuk do të këndojnë mbrëmjen e sotme në skenën e teatrit Ariston në Festivalin e 68 të muzikës italiane “Sanremo 2018”. Vendimi për pezullimin e tyre sot, vjen pas akuzuarve për plagjiaturë pas prezantimit të këngës “Non mi avete fatto niente”.

‘La Stampa’ shkruan se organizatorët e festivalit kanë kërkuar më shumë kohë, për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një plagjiaturë. Mësohet se në vend të tyre, pas shortit të hedhur në prani të një noteri, do të këndojë Renzo Rubino, për të cilin ishte parashikuar që të performonte të enjten. Mediat italiane thanë se kënga e Ermal Metës është e ngjashme me një këngë të prezantuar në “Sanremo Giovani” në 2016-n.

Kujtojmë se kjo këngë shihet si një nga pretendetet për fitues të ‘Sanremo 2018’.

Përgjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Rai: “Nuk është plagjiaturë, tani për tani qëndrojnë në garë. Jemi duke vlerësuar”. Gjithashtu edhe drejtori artistik i Festivalit të Sanremos, Claudio Baglioni ka bërë thirrje për kujdes dhe maturi në lidhje me këtë çështje.

 (e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb