TIRANE- Prokuroria ka apeluar çështjen për Kristian Marinajn, i cili akuzohet se bashkëpunoi me ish-deputetin Mark Frrokun për vrasjen e ndodhur para disa vitesh në Belgjikë. Pavarësisht se Marinaj u shpall i pafajshëm, siç duket organi i akuzës nuk e ka lënë me kaq këtë çështje.

Ndërkohë, ditën e sotme ishte parashikuar që të zhvillohej seanca gjyqësore për ish-deputetin Kristian demokrat, Frrokut, por u shty për një ditë tjetër Avokati i Frrokut theksoi se i duhet më shumë kohë për mbrojtjen e klientit.

Ish-deputeti Mark Frroku, akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën nuk është dënuar asnjëherë. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: