Themeluesi i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg është thirrur në gjykatën e Dallasit në Shtetet e Bashkuara ditën e sotme, për të mbrojtur kompaninë e tij ndaj pretendimeve se ka vjedhur teknologjinë e realitetit virtual.

Është ‘Zenimax Media’ kompania e cila paditi ‘Facebook’ dhe për këtë kërkon 2 miliard dollarë. ‘Zenimax’ argumentoi se inovacionet e para të kompanisë në realitetin virtual u kopjuan në mënyrë të paligjshme nga ‘Oculus’ për të ndërtuar pajisjen Rift, njofton Pcw.

‘Oculus’ u ble nga Facebook në 2014-ën dhe shihet si një prej lëvizje më strategjike të kompanisë, frytet të cilës do të vinë vetëm dekadën e ardhshme.Argumenti i Zuckerberg ishte se ‘Zenimax’ ka dështuar të zhvillojë teknologjinë dhe është puna e ‘Oculus’ ajo që e bërë këtë teknologji kaq të kërkuar ditëve të sotme.

‘Oculus’ dhe themeluesit e saj kanë investuar para dhe kohë në realitetin virtual me besimin se kjo teknologji mund të transformojë mënyrën sesi njerëzit komunikojnë dhe ndërveprojnë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: