Një sfidë e çmendur është luajtur mbrëmë mes Villareal dhe Real Madrid duke prodhuar 5 gola dhe një përmbysje të frikshme nga ana e “galaktikëve”. Në këtë mori ngjarjesh, një rol të rëndësishëm mori edhe gjyqtari, i cili u bë protagonist me një penallti të dyshimtë të akorduar në favor të Real Madridit.

Pas kësaj ngjarje, mbrojtësi i kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, Gerard Pique, përdori twitter-in për të kritikuar arbitrin Jesus Goil Manzano. Jo vetëm e kritikoi por edhe e akuzoi për favorizim të Realit, kundërshtarit të përjetshëm të Barcelonës.

Reagim të menjëhershëm bëri Sergio Ramos, i cili iu kundërpërgjigjet kolegut të tij te përfaqësuesja spanjolle duke u shprehur se “ tashmë ne e njohim botën e Pique, ku çdo gjë është një komplot kundër tij.”

“Do të isha surprizuar nëse do ta kishte shkruar Messi atë deklaratë në Twitter,” shprehet Ramos teksa pyetet nga gazetarët pas fitores së ekipit të tij.
Ramos
“Ne e dimë botën e Pique, ku çdo gjë është një komplot kundër tij. Arbitrat kanë një punë të vështirë, jemi ne ata që duhet t’i ndihmojmë më tepër në fushë. Arbitrat ndonjëherë të favorizojnë e ndonjëherë të dënojnë, por duhet të jesh i përgatitur për gjithçka. Nuk do të hyjmë në këto biseda pasi ato nuk ndryshojnë asgjë, tre pikët do të shtohen dhe ne do të vazhdojmë të mbetemi të parët.” Cristiano Ronaldo konvertoi në gol penalltinë duke barazuar ndeshjen për ekipin e Zinedine Zidane duke i hapur rrugën Moratës që në minutën e 83-të të vuloste përmbysjen e madhe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb