Në numrin e ‘Grand Hotel’ që del të premten në 23 mars, Al Bano Carrizi tregon për një ngjarje të bukur në familje në një intervistë ekskluzive.

’Do të bëhem gjysh, Vajza ime Cristel do të ketë një djalë që do të lindë në maj, maji është muaji që kam lindur unë dhe stërgjyshi i tij Tyrone Power’. Dhe pastaj shton: më pëlqen të bëj një këngë që t’ja kushtoj atij dhe për muzikën mund të mendojë mami e tij Cristel, që është një kompozitore shumë e zonja’.
C_2_fotogallery_3086836_1_image

C_2_fotogallery_3086836_2_image
Këngëtari puljez është euforik dhe tregon: ‘Për nipin tim dua të jem një gjysh ‘magjik’. Do t’i tregoj për udhëtimet e mia përreth botës, për njerëzit që kam takuar dhe nëse do të dojë do t’i mësoj edhe të këndojë’.
C_2_fotogallery_3086836_0_image
Vajza Cristel është 33 vjeç dhe është martuar në 2016 me sipërmarrësin kroat Davor Liksic.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb