Al Bano Carrisi do të mbyllë karrierën e tij muzikore në fund të 2018. Njoftimin e ka bërë vetë këngëtari nga Pugla në emisionin ‘Porta a Porta’.
S’do të këndoj më që nga 31 dhjetori 2018. Shpresoj të bëj një koncert të madh dhe pastaj do të merrem me verën’, ka thënë artisti, që në 2018 do të jetë 75 vjeç.

Pesëdhjetë e tre vjet karrierë, një jetë me ‘trëndafila dhe gjemba’, si titulli i diskut të tij të fundit dhe një vit që filloi me emocione të forta, pas skualifikimit nga finalja e Sanremos.

Si shkon biznesi juaj i verës, e kishin pyetur pas zhgënjimit në Sanremo dhe ai me ironi ishte përgjigjur, ’shes më shumë shishe vere se sa disqe, një milion e 400 mijë shishe në vit. Objektivi është të arrijë në 5 milion’.

Por në fund të marsit këngëtari pati probleme të rënda me shëndetin, pasi u godit nga një ishemi, ku u detyrua të shtrohet në spital në Lece, pas një infakti që kishte kaluar në dhjetor.

Por fatmirësisht e kaloi shpejt. Tani shëndeti i tij është shumë i mirë, njwsoj si humori. Ai vazhdoi me koncerte dhe në verë u ngjit në skenë me ish bashkëshorten Romina Power, me të cilën ishte ritakuar dy vite më parë, në një koncert të madh në Verona, pas 21 vitesh marrëdhënie të ngrirë.

Në 13 tetor ai u shfaq në super formë në Ravello në dasmën e blinduar të motrës së Francesca Pascale.
222104159-44287c6e-a0f4-4733-a1c4-f2978a021c22
Ai këndoi Ave Maria në tarracën panoramike në nder të të sapomartuarve dhe të Berluskonit, që ishte dëshmitari i nuses. Një nga verërat e Carrisit në Puglia quhet ‘Felicita’, njësoj si emri i këngës që i dha artistit një sukses global.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: