UASHINGTON- Një alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA ka vënë në lëvizje mëngjesin e sotëm forcat e sigurisë.

BBC raporton se një person me një pako të dyshimtë u arrestua pranë institucionit më të rëndësishëm amerikan, njoftoi shërbimi sekret i ngarkuar për sigurinë e presidentit amerikan.

Personi, i cili ndodhej afër një anëtari të Shërbimit Sekret me uniformë, u arrestua dhe ekipe të specializuara në zbulimin e eksplozivëve janë në vendngjarje ku u vendos një perimetër sigurie. Ndërkohë, raportohet se gjatë kohës kur u dha alarmi, presidenti i SHBA-ve Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë.

“Vizitat e turistëve u ndërprenë përkohësisht, por të gjitha aktivitete e tjera të Shtëpisë së Bardhë vazhduan normalisht”, shtoi zyrtari i shërbimit sekret.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb