Niveli i akullit në Arktik dhe Antarktidë gjatë muajit të kaluar ka rënë në një nivel rekord. Sipas Organizatës Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara, kjo situatë ka shënuar nivelin më të ulët për muajin janar.
Edhe koncetrimet në atmosferë të dioksidit të karbonit, gazi më i rëndë që konsiderohet shkaktari kryesor i ngrohjes globale, kanë arritur nivele rekorde për muajin janar.
“Është situatë e çuditshme”, ka thënë David Carlson, drejtor i Programit Hulumtues për Klimën Botërore, megjithëse është dimër, “është jashtëzakonisht ngrohtë për dimër, dhe akulli në det është në minimum në të dy anët e hemisferës”.
Përmbajtja e ngrohtë e oqeaneve, që është mënyra më e sigurt e matjes së ngrohjes në tokë se sa matja e temperaturave në sipërfaqe, kanë shënuar rritje të pandërprerë.
Akulli i detit në Antarktidë, gjatë verës, ka qenë 22.8 % nën nivelin e rregullt, ka thënë organizata botërore e meteorologjisë.
“Numri i viteve derisa i tërë akulli i sezonit të verës do të zhduket në tërësi po zvogëlohet me të madhe”, ka thënë Carlson.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: