Italia “duket se mbledh më shumë se vendet e tjera europiane tendencën për urrejtje, racizëm dhe ksenofobi”. Kjo është ajo që del nga një raport i Amnesty International Italia. Nëse në vitin 2014 Italia ishte “krenare të shpëtonte refugjatët dhe e konsideronte pritjen si një vlerë të rëndësishme”, sot “është plot frikë të pajustifikuar nga tjetri” jo vetëm ndaj emigrantëve, por edhe nga romët dhe LGBT.

Sipas Amnesty, tendenca e armiqësisë ndaj të tjerëve “nuk është vetëm për emigrantët, por edhe për romët, personat LGBT dhe gjithashtu ndaj të varfërve.

Ka një pjesë të vendit që konsiderohet “e bukur, e pastër, italiane, ndërsa pjesa tjetër nuk meriton të ndajë territorin”, raporton Rufini. Një fakt që “po e bën klimën të pamundur në këtë vend, duke vrarë çdo mundësi konfrontimi”.

Rufini thekson se “përdoret nxitja për dhunë”, por edhe për ekzekutimin e saj, siç e kemi parë në Macerata “, ose në qytete të tjera italiane, midis kundërshtarëve politikë.

Për të luftuar këtë prirje, Amnesty ka nisur një task force që për disa muaj, sidomos nga qershori i vitit të kaluar deri më sot, “ka punuar në internet për të kundërshtuar lajmet e rreme, fjalime urrejtje dhe paragjykime ndaj kategorive të prekshme”.

Qëllimi është të “rihapin hapësira për dialog mbi rrjetin social, që duket të jetë koagulimi i urrejtjes që po helmon shoqërinë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb