BRITANI E MADHE – Një ajsberg i përmasave gjigante, aq sa shteti amerikan Delaware apo sa ishujt Trinidad dhe Tobago është duke u shkëputur nga Antarktida.

Alarmi vjen nga shkencëtarët e Universitetin të Swanseas, në Uells. Çarja e ajsbergut ka disa vjet që ka nisur, por në muajin dhjetor ajo u theksua në mënyrë të menjëhershme dhe tashmë ka një gjatësi prej 80 kilometrash shkruan Tgcom24.

Ajsbergu sipas shkencëtarëve do të ndryshojë në mënyrë dramatike peizazhin e Gadishullit Antarktik. “Copa akullnajore është pjesë e të gjithë trashësisë së platformës akullnajore.

Ekspertët pohojnë që fenomeni “mund të shënojë një thyerje të madhe të platformës së akullit Larsen C, një nga tre masat që përbëjnë platformën e akullit të ndodhur në zonën e veriut perëndimor në detin e Weddell”, i cili shtrihet mbi brigjet perëndimore të gadishullit Antarktik, nga fillimi i Longing deri në zonën në jug të ishullit të Hearst-it në Antarktidë.

Kur ajo të shkëputet nga akullnaja e madhe, do të prodhojë një ajsberg afërsisht me madhësinë e shtetit amerikan të Delaware”- deklaruan ekspertët britanik.
Bëhet fjalë për një bllok të madh akulli, do të shkëputet nga Antarktida, më e madhja që nga viti 2000 dhe e treta më e madhe e regjistruar në histori.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: