ITALI- Një shqiptar ka alarmuar policinë italiane pas telefonatës së tij. Ai ju tha policëve që të shkonin dhe ta arrestonin pasi ka qëlluar mbi 3 persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Predosa, ku 47 vjeçari shqiptar ka telefonuar që të shkonin ta arrestonin pasi kishte vrarë 3 persona.

Pasi mbërriti policia ai ju tha atyre se kishte qëlluar mbi 3 persona, pasi ishte grindur me ta dhe armën e kishte hedhur në lumë. Por, pavarësisht deklaratës së 47 vjeçarit dhe kërkimeve të polumbarëve nuk është gjetur asnjë provë e krimit që shqiptari pretendonte se kishte kryer.

Shqiptari u la i lirë, ndërkohë që policia po vijon ende hetimet nëse ajo çfarë ka thënë emigranti është e vërtetë, apo thjeshtë një sajesë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb