Në vitin 2030, gati gjysma e popullsisë së botës, 47% mund të ketë probleme me mungesën e ujit. Këtë gjë e parashikon Instituti Ndërkombëtar i Ujit në Stokholm, sipas të cilit shkripëzimit i ujit të detit mund të jetë një alternativë e vlefshme, por ne duhet të sigurohemi që impiantet dhe proceset të realizohen duke respektuar ekosistemet natyrore dhe është thelbësore që të zhvillohen standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Është e nevojshme të hartohen zgjidhje që marrin parasysh ndryshimet klimaterike dhe emergjencën e ujit”, tha Sergio Colagrossi, inxhinier dhe ekspert në teknologjitë e gjelbra.

“Impiantet e shkripëzimit të ujërave të detit janë të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut. Kërkesa në rritje për ujë të pijshëm dhe mungesa e burimeve do të nxisë adoptimin gjithmonë e më shumë të impianteve për shkripëzimin”, shtoi ai.

Megjithatë, disa çështje kritike nuk kanë të bëjnë vetëm me ndikimet që impiantet kanë në mjedis. Ato që i shqetësojnë ekspertët janë edhe disa hipoteza që mjedisi mund të ndikojë në impiante, të tilla si prania e algave që mund të lëshojnë substanca toksike, shkruan tgcom24.

Studimi i paraqitur nga Francesco Aliberti, profesor në Universitetin “Federico II” të Napolit, mbi ndikimin mjedisor të shkarkimit të shkripëzuesit të Liparit në receptorin e trupit hidrik, ka zbuluar një ndryshim të ekosistemit.

Në veçanti, në zonat ku përqendrimet e kripës tejkalojnë pragun e toksik, është evidentuar një regres i posidonisë oqeanike, një bimë themelore për të analizuar stabilitetin e mjedisit detar. Një ndikim i shkaktuar edhe nga mungesa e një legjislacioni të përshtatshëm mjedisor në nivel global, europian dhe kombëtar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: