TIRANE- Në Shqipëri, vitet e fundit 60% e vdekjeve vijnë nga sëmundjet e zemrës, ku 40% kanë shkaktar sëmundjet koronare.

Sipas kardiologëve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza çdo vit kryhen mbi 6 mijë procedura ndërsa sa i takon moshës mesatare të pacientëve të prekur me sëmundjet e zemrës ka tendencë rritjeje.

Sëmundjet kardiovaskulare ndahen në tri grupe në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 17.5 milionë vdekje të parakohshme, dhe deri në vitin 2030 ky numër pritet të rritet në 23 milionë.

Në botë kostoja e sëmundjeve kardiovaskulare kap shifrën prej 863 miliardë dollarësh. Në Shqipëri kjo sëmundje ka tendencë rritje, sipas Raporti Shëndetësor Kombëtar në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve, ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas mjekëve shkaktarët kryesor të këtyre sëmundjeve janë mënyra e të ushqyerit dhe mungesa e aktivitetit fizik./scan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: