Divorci mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale.
Por, sot i ftuar në emisionin “Rudina” Nako ka folur për marrëdhënien e tyre pas divorcit. Koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumëvjeçare ata i kanë dhënë shpirtin njëri-tjetrit ndërkohë që shtoi se Klaudia do jetë gjithmonë në zemrën e tij.

Albi Nako

Klaudia i kishte dërguar një videomesazh nga Italia, ku i shprehte dashurine e saj edhe pse janë të ndarë. Ndërsa në fjalën e saj Klaudia përshëndeti edhe familjen e Albit për të cilët tha se ishin të mrekullueshëm.

Ishte pikërisht një videomesazh nga Klaudia ku ajo i uronte suksese dhe i fliste me dashamirësi, që e kanë bërë Albin të përlotej live në studio.

Nako tha se edhe pas divorcit, ata vijojnë të kontaktojnë me njëri-tjetrin edhe për gjërat më të rëndësishme.

“Unë nuk isha i papërgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim por personave në jetën tonë t’i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njër-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se ç’do të ndodhë, por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Nako.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb