PRISHTINE– Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po mbahet në paraburgim, ka dërguar një letër e cila u lexua në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Në këtë letër, Kurti ka folur edhe për fyerjet që ia ka bërë deputetja e LVV-së, Aida Dërguti.

Ai ka thënë se, edhe po të mos kërkonte falje ajo, ai do ta falte.

“Unë do ta fal Aidën edhe po të mos më kërkonte falje”, ka shkruar Kurti në letër.

Megjithatë, ai habitet me qasjen e saj rreth arrestimit të Kurtit dhe të aktivistëve tjerë të partisë.

“Personalisht ajo nuk me ka kurrfarë borxhi, por jam dëshpëruar shumë për qasjen për arrestimin tonë, dhe mbrapa shpinës”, ka thënë ai.

“Njerëzit kur i humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Të gjithë aktivistët janë të nevojshëm por jo të pazëvendësueshëm”, ka shtuar ai në letrën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: