Aleati i Partisë Socialiste, Spartak Ngjela ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha për “Republika e Re”, duke thënë se ajo “ishte një foshnjë që lindi e vdekur”. Ngjela nuk nguroi të sulmojë edhe Berishën.

POSTIMI I PLOTË:

Republika e Re u fashit pa dalë ende në pahun e kohës.
Ajo ishte një foshnje që lindi e vdekur.
Ishte marrëzia e fundit e korrupsionit të trembur.

l.
Gjithë ajo zallamahi e ngritur në ajër për një progres të shpejtë të demokracisë në Shqipëri me “themelimin e një Republike të Re”, ishte një ndërmarrje e kotë. Si përherë: kotësia ka qenë natyra kryesore e politikës shqiptare në 100 vjet; por në këta njëqind vjet kotësi, vaniteti Berisha, ka qënë më qesharaku.

Gjithsesi kotësia ishte ajo që u pa sërish bashkë me Lulzimin dhe Çadrën e tij në tre muaj rresht në Tiranë. Kjo ishte një çoroditje pa objekt: të gjithë duhej të sakrifikoheshin për të shpëtuar Saliun nga ndëshkimi penal, me një revolucion.
Në fakt Saliu donte të frikësonte politikën amerikane me destabilizimin e Shqipërisë dhe kjo shkoi kështu deri te protesta qesharakë e para disa ditëve, që në fakt e fundosi vetë Saliun.

Sali ziu nuk e njeh politikën, sepse Xhon Foster Dallesi na ka thënë: “luftën duhet ta çojmë deri në zgrip, por të mos ta shpallim”.

ll.
Saliut i shkoi mendja se do ta bllokonte politikën amermkane kundrejt antikorrupsionit në Shqipëri, me forcën që mendoi se do t’i jepte “revolucioni” i tij, me kërcënimin për destabilitet. Sulmoi në një mënyrë primitive ambasadorin amerikan. Krijoi shpifje guvernatorësh, dhe humbi në arsyen e mjerimit politik: krijoi portalet antiamerikane në Shqipëri, njëlloj si në vitin 1997.

U rropat në dy vjet dhe mendoi se mund të gënjente opinionin publik shqiptar me faktin e ndërrimit të ngjyrës politike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Me këtë lloj loje të strukturuar provincialisht keq, Berisha mendoi se mund të hidhte në sulm të gënjyerit injorantë, një pjesë e mirë e të cilëve e besoi.
Ky ishte realisht kontigjenti i destabilizimit të Shqipërisë. Dhe, më së shumti, shpresën e pati te fqinjët.
Por e harroi dërkaq forcën e politikës amerikane kundër tij.

lll.
Kur ligësia e individit bashkohet me mungesën e arsyes së shëndoshë, viktima është mbartësi i ligësisë. Një ligësi e gjatë kundër shoqërisë së vet do të kishte një fund për Berishën. Fundi ishte pardje kur amerikanët ia vunë në tryezë të gjitha; ia thanë hapur se çfarë do bënin kundër tij nëse nuk hynte në Parlament dhe të votonte vetingun.

Amerika e shpëtoi dhe një herë Shqipërinë nga kërcënimi i grabitëqarëve të vet historikë
Ata tani humbën përfundimisht, bashkë me Saliun, dhe sot gjithçka është mbyllur për të:
Lulëzimi dështoi.
Shqiptarët e braktisën masivisht Berishën para disa ditësh ; por e ka irrituar tejë mase politikën amerikane.
Amerikanët që kanë tash 20 vjet në luftë me të, tani e mundën përfundimisht.

A do të jetë kjo eksperiencë për Edi Ramën?
Kjo pritet për t’u parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb