Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aleati i Ramës: Pse mendoj që kryeministri po i del kundër reformës në drejtësi. Ja lëvizja që e vërteton

rama ngjela

TIRANE- Avokati Spartak Ngjela ka publikuar në rrjetin social Facebook një shkrim drejtuar kryeministrit Edi Rama, por ndryshe nga herët e tjera, kundër tij.

Ai shkruan se Rama kërkoi bashkimin me PD-në nën flamurin kombëtar dhe kjo sipastij, e vë Ramën në të njëjtin pozicion me opozitën, kundër reformës në drejtësi. Ngjela nuk ia kursen kryeministrit edhe një këshillë.

Statusi i Spartak Ngjelës:

Frika nga Reforma në Drejtësi, tani e plotësuar ligjërisht, e ka trembur deri në panik Edi Ramën.

Nën peshën e kësaj frikë, ai sot shpalli hapur frikën e tij kur kërkoi “bashkim me Partinë Demokratike nën flamurin kombëtar”. Siç duket kjo paska qenë biseda e fshehtë me Bashën.

Kjo, domethënë ky bashkim, mund të ndodhë kur ka një rrezik ndërkombëtar kundër Shqipërisë. Po ku është rreziku? Asnjë rrezik. Po çfarë është ky bashkim, kundër kujt? Kuptohet: Ky eshtë një bashkim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Turp historik! Njëlloj si Enver Hoxha.

Rama kërkon bashkim me të gjithë korrupsionin shqiptar “nën flamurin kombëtar” dhe kundër Shteteve të Bashkuara, kundër Gjermanisë dhe të gjithë atyre që kanë formuluar Reformën në Drejtësi për të shpëtuar shqiptarët nga grabitësit e tyre dhe padrejtësia shekullore.

Atëherë, pse e do bashkimin ky kryeministër i ngjitur nga frika? E do këtë bashkim që më 2/3 e votave në Parlament, të ndryshojë kushtetutën në pjesën e Reformës në Drejtësi, dhe të sigurojë kështu korrupsionin. Po si mund ta bëjë këtë?

Është naiv dhe i çthurur mendërisht deri aty sa të kërkojë edhe ky një Kinë apo një Mao, për ca para, ashtu siç bëri Enver Hoxha kur i kërkuan aleatët e tij ndërkombëtarë që të tërhiqej se kishte bërë krime kundër shqiptarëve.

Siç duket këtij të sotmit i shkon mendja se mund të shkojë në Moskë për capak para, sa të gënjejnë shqiptarët dhe të vijojë në Shqipëri abuzimin njëqindvjeçar.

Kjo do të jetë aventura më qesharakë e fëmijëve të korruptuar dhe hajdutëve shqiptarë.

Ramë ziu! Ti kështu do të futesh në një rrezik shumë më të madh sa rreziku që ke menduar për Reformën… Nuk e ndalon dot më askush, asnjë forcë rrugën e shqiptarëve për drejtësi dhe mirëqenie shoqërore drejt Perëndimit… Kjo tashmë është një çështje e mbyllur. Po të kap Reforma, prite me qetësi: rruga e drejtësisë shqiptare është e pandalshme. E ka siguruar Uashingtoni.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 17 )

  • usa

    ca i duhet Rames drejtesia , ai ka hallin e miliardave te tij . po ashtu dhe basha e berisha e meta

  • Koment koti….Rama vetëm me Vetingun mer mandat të dytë.Nuk do I vi keq për ata që do ikin,përkundrazi pa ata është më I get😆😆😆😆

  • Hahaha.Eeee plaku mere bisht qeni do ngelesh,mbete prap jashte tepsis se k/min….!?

  • Me ne fund e kuptobe lojen o taku, mbase mund te jesh shqiptari i fundit se ska ngel kalama pa kuptuar qe rama eshte kunder reformes ne drejtesi.

  • Kam nje pyetje per socialistet e ndershem. Perse Edi Rama nuk zbatoi ligjin si ne cdo vend demokratik dhe te zhvendoste cadren protestuese e cila bllokente qarkullimin rrugor sic e kerkon rregullorja. Perse e pranuam mitin e cadres, sepse si te kuq e te bojqell nje synim kan, riciklimin e ESTABILISHEVE elitare te perfaqesuar nga Pd e Ps. Kurse populli ka vetem brimen ne 25 qershor

  • DJm

    Ik ore skuth..
    Ti je më plehër se sa kta plehërat e tjerë. Ti shkon nga fryn era e interesit personal , jo se ta ndjen pêr popullin.
    Futu nê strofkën tënde dhe mbylle atê tê shkretë hale gojê që ke.
    E ka fajin media që meret me pisllëqet që nxjerr nga goja, ti ble me lekë si sapunin për djath.
    Sa për kta plehërat e tjerë mos ki merak ti se ‘peshku i madh e ha tê voglin’ siç e hëngi LSI, dhe ‘n.q.s nuk I mund dot bashkohu me ta’ siç e hëngri PD-ja, dhe teoria komuniste ‘bashkimi bën fuqinë’e PS -së nuk ka për të funksionuar gjatë sepse kjo do të jetë aleancë ‘peshqish të mëdhenj’,po sado të mëdhenjë që të jenë peshqit dhe do ketë pak vështirësi për ti kapur, në fund në tavolinën e popullit do përfundojnë more zotëri, dhe aty pastrohet mirë nga koka, halat dhe bishti.
    Pine me çik raki o Taku se janë qelbur nga koka dhe bishti😁.
    Ai bishti që ti ëndërroje tê ishe aty.

  • hahahahahahah e drodhi ky deliranti, se nuk u fut ne lista

  • Rama eshte jasht boshtit te burrerise.Pra aji eshte nje politikan megllaman aventujer,hakmarres ne politik.Mban pas vetes politikan te inlriminuar, te perfolur e pa personalitet.Qe eshte turp tivotosh dhe tju besosh shtetin.Te majtet duhet te tregohen tez. Zgjuar ne zgjedhjet e 25 qershorit.Ti thon ndal ketij aventujeri politik te pashpirt.Te votojn alternativa te tjera brenda te majtes. Blushin dhe te tjer.Votusit duhet te jene te vemendeshem dhe te mos bien pre e vandalizmit politik Rama Basha,te cilet nuk jan per reformen ne drejtesi,ata jane per mbulimin e gjurmeve te krimit Ne fushate elektorale Rama dhe Luli kan vetem nje program per shqiptaret riciklimine njeri tjeterit ne pushtet dhe bashkqeverisje ne mes njeri tjeterin, duke u maskuar me pernden e zeze te tyre interesat kombetare.Populli ka nje arme te fuqishem kunder tyre, voten e 25 qershorit.Shqiprija ka nevoje per ndryshime politike sic kan ndodur ne Itali,greqi e france.Ku alternativat e reja politike kan mare ne dore fatet e popullit,vendit dhesigurine kombetare

  • Shume,shume muaj kaluan o avokat,qe te kuptosh ate qe ka mare vesh e gjithe shqiperia. Kjo nuk desh shume mend e kalem,por me mire vone se kurre. Nje gje duhet ti shpjegosh socialisteve ne keto kushte,kur tepsia do ndahet pergjysem me Saliun.20% e te punesuareve nga LSI,gati i hoqi Rama me ministrat e Saliut.po 30% tjeter ke do largoje?.Kete tregoi socialisteve sot se pas 25 Qershorit me keqardhje te madhe do lene punen,ku jane punesuar.Edhe kjo eshte ne kushtet e Saliut.Paralajmeroi o avokat.

  • Po le name o i shkrete deri dje thoje vetem Rama e do drejtesin sot kur e sheh qe te lane prap pa pjese ne tepsine e pushtetit po i ben presion dhe Rames.

  • Z.Spartak, deri dje ke folur si avokat edhe pse i pa pajtuar në proçes. Dhe te gjithe e dime detyren qe nje avokat ka edhe kur klienti i tij ka kryer veç të zeza. Vonë, por rierdhe (duam ne apo nuk duam ne, fjala juaj ka dhe merr peshë), e kuptove kush eshte trekëndeshi i Bermudes ketu tek ne. Ky trekendesh veç stuhira genjeshtrash, korruptive, dhe demagogjish ka sjellë. Mjaft te shikosh gjendjen ekonomike, morale dhe depresive te shumices.

  • E turpshme! Rama ka disa vite qe thote vetingu..vetingu.
    dhe e përkrahu popull, Amerika dhe BE.
    tani dështoj plotësisht.
    1.Ne kupolën e veting ut ka vendosur Sokol Comen.nje ekstremist i majte..I perdorur nga PS ja..qe kalama.ish krywtar i gjykates se Tiranes dhe anetare i KLD. te gjithe gjykatesit me te korruptuar ne gjyk e tiranes i ka shoke.
    2.Me Ina Ramen ish Prokurore e Përgjithshme..e dështuar ne konflikt te hapur interesi.pse nuk i hoqi prokuroret e korruptuar kur ishte ne krye te Prokuroria e se Pergjithshme. nuk kishte kompetence? ishte e lidhur me ta!!
    SKANDAL
    RAMA.

  • Shyqyr o Taku. Plasa duke te thone se nuk I jepet pushteti ‘Neronit’se esht artist surealist, por ti jo dhe jo… por nejse, e rendsishme esht qe u bome dy, se kisha ngel vetem.

  • Ka nje thirrje te SOVRANIT :KRIMINELE TE SHQIPERISE,LARGOHUNI NGA QEVERISJA E VENDIT, SALI BERISHA KRYEKRIMINEL,FATOS NANO ZV/K/KRIMINEL,ILIT META K/HAJDUT,LUL BASHA K/VRASES,EDVIN RAMA MASHTRUES,MATRAPAZ,HAJDUT DHE DIKTATOR.LARGOHUNI SA NUK ESHTE VONE,NESER DI PERFUNDONI NE KOSHIN E PLEHRAVE

  • bravo Avokt, po aman si mund ta mbrosh nje njeri si Rama per inate te Saliut!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .