BEOGRAD- Anëtarja e klubit parlamentar “Lëvizja Serbia e Re për shpëtimin e Serbisë”, Sanda Rashkoviç theksoi se kryeministri dhe kandidati për president të Serbisë Aleksandar Vuçiç po ul veten duke pranuar kushtet e presidenti Hashim Thaçi për vizitën e tij në Kosovë.

“Kryeministri ynë dhe kandidati për president, Vuçiçi i madh merr leje nga Hashim Thaçi me kushtin se në Kosovë nuk mund të vijë me dy ministrat, të policisë dhe mbrojtjes. Kryeministri ynë shkon në Kosovë nën kushte përulëse”, ka thënë ndër tjerash Rashkoviç-Iviç. Sipas saj, Vuçiç po jep mbështetje dhe instruksione për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, të cilat dallojnë dukshëm nga rregulloret për mbajtjen e zgjedhjeve në pjesët tjera të Serbisë.

“E gjithë kjo nuk është vetëm shenjë se po përgatitet vjedhje e madhe e zgjedhjeve në Kosovë, por në mënyrë implicite njihet pavarësia e Kosovës”, ka thënë Rashkoviç-Iviç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: