SHBA – Edhe pse ishin një hap larg nga martesa, Alessandra Ambrosio dhe Jamie Mazur janë ndarë. “US Weekly” shkruan se modelja braziliane dhe biznesmeni i njohur të cilët kanë dhjetë vjet së bashku, kanë vendosur t’i japin fund lidhjes.

Untitled-1

“Ata u përpoqën që të martohen pas një lidhje të gjatë. Megjithatë, ajo për një kohë të gjatë nuk është shfaqur në krah të Jamiet në takime me ministra e kryeministria si dhe në ngjarjet publike”- tha një burim i afërt me çiftin e famshëm.

GettyImages-645681592

Alessandra dhe Jamie kanë së bashku dy fëmijë, vajzën Anya (9) dhe djalin Noah (5). Dyshja ende nuk janë shfaqur në media, as nuk kanë konfirmuar apo mohuar këtë lajm.

Edhe pse ata nuk e kanë njohur specifikat e ndërprerjes, Alesandra kujtojmë se në një intervistë me gazetën “Cosmopilitan” kishte pohuar se udhëtimit dhe angazhimet e shpeshta të afaristit po e bëjnë të mërzitshme lidhjen e tyre. Modelen e njohur u bë kohë, që nuk e kemi parë në ndonjë në pasarelat e botës së modës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb