MAQEDONI– Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot është takuar me shefin e misionit të OBSE/ODIHR-it në Maqedoni, Jan Petersen.

Në këtë takim u shmëbyen mendime rreth përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme, si edhe për krizën politike në Maqedoni.

Me këtë rast, Ahmeti theksoi se BDI-ja nuk pajtohet me vendimin e përshpejtuar të të ashtuquajturit kryetari Ivanov, prandaj edhe kërkon tërheqjen sa më të shpejtë të vendimit, pasi kjo e rrënon marrëveshjen e Shkupit dhe arritjet e deritanishme, shkruan ‘telegrafi’.

Më tej, Ahmeti tha se krizën politike e zgjidh vetëm mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe zbatimi i Marrëveshjes, sepse qytetarët nuk mund ta durojnë gjatë këtë agoni shoqërore nga e cila vuan ekonomia, ndihma sociale, por edhe siguria në vend.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: