MAQEDONI– Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga selia e partisë në Reçicë të Vogël pas mbledhjes së kryesisë qendrore ku u diskutua mbi krizën në të cilën ndodhet Maqedonia, tha se kjo forcë politike e sheh si opsion edhe tërheqjen e ministrave nga qeveria teknike.

“Sigurisht që është një situatë që do kujdes dhe që do analizë shumë të thelluar. Ne e kemi analizuar nga të gjitha aspektet tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të BDI-së, dhe të shohim se sa mund të kontribuojmë në shtyrjen e mëtejshme dhe zhbllokimin e situatës, sepse ka zëra që mund të jetë kontribut në drejtim të ç’bllokimit të situatës”, theksoi Ahmeti.

Ai tha se BDI-ja dëshiron zgjidhje të krizës dhe jo thelimin e saj. Sipas Ahmetit tërheqja nga ekzekutivi mund të thellojë krizën, por shtoi se ka edhe argumente se mund ta ç’bllokojnë situatën e krijuar.

“Nëse tërhiqet BDI-ja nga ekzekutivi dhe komplikohet situata atëherë, ne nuk duam të jemi kontribues në këtë drejtim. Ne jemi për të ofruar zgjidhje’, tha Ali Ahmeti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: