Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në një intervistë në televizionin T7 ka deklaruar se ka kërkuar që në fillim që ngjarja në Kumanovë të hetohet dhe të bëhet zbardhja e këtij rasti përmes një hetimi ndërkombëtar.

Ai ka thënë se nuk e fshehë dhimbjen që ndjen, pasi disa prej personave pjesëmarrës në rastin Kumanova i kishte edhe ushtarë.
‘Atëherë dhe sot me dhimbje e përjetoj atë ngjare, kurrë se kam mohu që i kam njohur, i kam pas luftarë një pjesë të tyre, nuk më kanë tregu e kanë fshehur nga unë atë pjesë të aktivitetit, dhe unë kam kërkuar që kjo çështje të zbardhet përmes një hetimi ndërkombëtar dhe të dihet e vërteta,’ u shpreh Ahmeti

Ndërsa, Ahmeti ka thënë se ka pas ndikim tek ata njerëz dhe ka mundur t’i tërheq nga ajo ngjarje por s’e ka ditur.

‘Unë edhe sot se kuptoj dot pse ka ndodhur ngjarja, dhe andaj kam kërkuar të ketë hetim ndërkombëtar’, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb