Me fitoren kundër Udinezes dhe ndalesën e Napolit me Interin, Juventusi ka marrë për herë të parë kryesimin e “Seria A” gjatë këtij edicioni. “Bardhezinjtë” kanë 1 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, diferencë e cila mund të rritet nëse fitojnë të mërkurën ndeshjen e prapambetur kundër Atalantës.

Pavarësisht këtyre fakteve dhe formës së ekipit që le shumë për të shpresuar, trajneri Masimiliano Alegri shprehet se Juventusit i duhet ende shumë për të fituar diçka në këtë sezon. Sipas numrit 1 të pankinës së ‘zonjës së vjetër’, nuk mjaftojnë as 100 pikë për t’u shpallur kampion, sepse Napoli është një konkurrent shumë i vështirë.

“Jemi në krye të tabelës, në finale të kupës dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por deri tani nuk kemi fituar asgjë, prandaj duhet të punojmë fort për të arritur qëllimin. Forma që po kalon Napoli në këtë sezon na e ka vështirësuar kampionatin shumë dhe them se ky ekip do të arrijë kuotën e 100 pikëve.

Nëse duam të shpallemi kampionë, duhet ta kalojmë këtë kuotë, pasi 100 pikë nuk janë të mjaftueshme. Këtë sezon nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe këtë e kanë treguar ekipet në fushë. Luajmë kundër Atalantës, që na ka hapur probleme gjithmonë”,- u shpreh trajneri i Juventusit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb