TIRANE – Aloe Vera e ka origjinën nga Afrika Veriore por përdoret në të gjithë botën si bimë dekorative dhe si ilaç shërimi. Sot njihet veçanërisht për vetitë që ka për heqjen e rrudhave dhe shërimin e djegieve shkruan Shëndeti.
Kjo bimë ka gjethe të trasha të mbushura me xhel i cili del vetëm me një të prerë të lehtë. Mund ta gjeni në farmaci, në formën e lëngut ose të xhelit.
Ja çfarë mund të përfitoni nga kjo bimë:
• Shëron plagët
• Mund të përdoret si zbutës për flokët (ose kundër rënies së tyre)
• Përdoret si pastë rroje
• Përdoret si ilaç për të kuruar djegiet
• Redukton kruajtjet
• Redukton rrudhat
• Hidraton lëkurën
• Kuron aknet dhe ekzamat
• Përmirëson imunitetin e trupit
• Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
• Trajton çrregullimet si: kapsllëk, kolit, shqetësimet e stomakut
• Nxit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut
• Redukton urthin dhe dipepsinë
• Ul inflamacionin tek të sëmurët me artrit
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: