Sporti shqiptar duket se po kalon një periudhë të mirë këtë vit. Pas kualifikimit në Europa League të Skënderbeut, një tjetër sport po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për alpinizmin, ku shqiptarja Uta Ibrahimi ka hyrë në histori si femra e parë në botë që ka qenë në dy maja mbi 8 mijë metra në Himalaje.

Ibrahimi gjatë ditës së sotme ngjiti majën e tetë më të lartë në botë, atë të Manasolus 8160m, ndërsa më herët këtë vit ajo ishte ndër të parat femra që ngjiti majën e Himalajes 8848 metra.

Lajmi është bërë i ditur nga alpinisti Xhimi Begaja në rrjetin social Facebook.
auto_xhimi1506376112
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb