ALUIZNI publikon listën me 321 personat që kanë ndërtuar shtesa pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimit. Përfituesit duhet të paraqiten pranë drejtorisë së ALUIZNI-t “Tirana 2”. Gjithashtu, pranë kësaj drejtorie duhet të paraqiten edhe 43 pronarë të tjerë që kanë ndërtuar shtesa pa leje, por që nuk kanë plotësuar ende dokumentacionin e nevojshëm për të marrë lejen e legalizimit.

Tapia
Procedurat për marrjen e tapisë ndiqen nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë pasi ajo të jetë gati. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/03/18/aluizni-321-pronaret-qe-marrin-tapite-per-shtesat-e-shtepive/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: