Paris SG mposhti mbrëmë në “Ligue 1” skuadrën e Lyon me rezultatin 2-0, por pavarësisht kësaj ndërmjet lojtarëve rrezikon të ketë një përçarje të madhe.

Gjatë lojës arbitri akordon një goditje dënimi dhe menjëherë Edison Cavani pozicionohet për t’a goditur duke marrë topin në duar. I këtij mendimi nuk është Dani Alves që i rrëmben topin nga duart uruguaianit duke ia kaluar shokut dhe bashkëkombësit të tij Neymar. Mes lojtarëve fillon një debat i vogël që nga tifozët e skuadrës nuk pritet aspak mirë.

Për Neymar duket se ka përfunduar koha kur ai dhe Leo Messi kishin mirëkuptim për gjithçka. Edhe nëse pleshti ishte në garë për golashënuesin më të mirë ai nuk nguronte t’i dhuronte O’Ney 11-metërshin. Të paktën në javët e para ka pak të ngjarë që Cavani të marrë shembullin e Messi-t. Gjithsesi nëse i mungon dëshira është Dani Alvesh për t’a detyruar me pahirë.

Anësori i Paris SG vijon të kujdeset për “vëllain e vogël” si në kohërat kur të dy ishin te Barcelona ndonëse në intervistën pas ndeshjesh deklaroi se e topin e mori për t’a goditur vetë. Një histori që ka pak gjasë të besohet.

Një përplasje Neymar-Cavani pati edhe gjatë ekzekutimit të 11-metërshit pak çaste më vone. Këtë herë uruguaiani nuk lëshoi pe, por për fatin e tij të keq nuk arriti të realizonte.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: