PRISHTINE– Ambasada e SHBA në Prishtinë i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

“Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mosmarrëveshjeve që vetëm po e dëmtojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje është realizuar mire, në mënyrë të saktë dhe të drejtë ndërmjet dy vendeve fqinje”

Ndër të tjera, ambasada amerikane thekson se e nxit qeverinë e Kosovës që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës kështu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, theksohet në qëndrimin amerikan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb