Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ambasada e Gjermanisë ka një lajm të keq për kosovarët

azilantet_1

Zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk kanë vërejtur rritje të kërkesave për azil në Gjermani nga shtetasit e Kosovës. Sipas tyre, këta të fundit nuk kanë gjasa për azil, ku 99 për qind të kërkesave refuzohen si të pabaza. Në Gjermani javëve të fundit nuk janë rritur kërkesat për azil nga shtetasit e Kosovës.

Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë pas raportimeve të mediave se qytetarë të shumtë po udhëtojnë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në Beograd për t’ia mësyrë më pas ilegalisht kufirit me Hungarinë. Sipas zyrtarëve të Ambasadës, në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës nuk kanë mundësi për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si “dukshëm të pabaza”.

“Në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës faktikisht nuk kanë gjasa për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si ‘dukshëm të pabaza’. Përjashtim përbëjnë vetëm raste të rralla, të cilat njihen jo në kuadër të azilkërkimit, dhe janë raste të ndihmës emergjente humanitare (2010-2017 gjithsej vetëm 56 persona)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane për “Zërin”, duke shtuar më tej se Republika e Kosovës konsiderohet si vend i sigurt i origjinës./zeri





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.