TURQI- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për “sulme të besueshme” në zonat turistike të Turqisë, si Stambolli por edhe Antalia.

“Misioni i SHBA-ve në Turqi do të informojë qytetarët amerikanë që ekzistojnë kërcënime të besueshme për sulme në zonat turistike”, thuhet në mesazhin diplomatik, një mesazh emergjent.

Të premten edhe Izraeli lëshoi alarmin për atentate të mundshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: