TIRANE – Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin zhvilluan sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me kryetarin e komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Komisioni i Posaçëm ka miratuar disa nene, ndërkohë që opozita ka paraqitur një draft paralel, duke bërë disa ndryshime në draftin të dakordësuar më parë me mazhorancën.

Ndërkohë Partia Demokratike ka bojkotuar çdo aktivitet politik në Kuvend, për shkak të dënimit të deputetit Sali Berisha, i cili e quajti kryeministrin Rama kriminel.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: