TIRANË- Ambasadori i Çekisë në Shqipëri Jaroslav Ludva dhe ai i Izraelit Boaz Rodkin kanë vizituar ambientet e fabrikës së birrës së parë shqiptare, “Birra Korça”. Diplomatët janë shoqëruar nga presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ku kanë parë nga afër investimin gjigand dhe teknologjinë moderne, si edhe kanë vlerësuar mënyrën dhe kushtet e punës në këtë fabrikë.

Ambasadori çek është impresinuar dhe e ka krahasuar “Birra Korça” me birrën më të mirë çeke.

“Është një birrari mjaft interesante, mund të them që është shumë mbresëlënëse që ka nisur që në vitin 1928, që do të thotë se ka një histori të gjatë dhe shumë traditë. U impresionova që birraria ka një teknologji çeke dhe birra që kam provuar sot është njësoj si birrat më të mira në Çeki, ju lumtë”,- tha ambasadori çek.

Ambasadori izraelit u shpreh se “Birra Korça” e shoqëroi jo vetëm gjatës festës së birrës në Korçë, por edhe në Tiranë.

“Erdhëm për festën e birrës në Korçë, por ndaluam këtu tek “Birra Korça”, kam qënë disa herë, është një vend fantastik, vend i freskët, veçanërisht kur largohesh nga vapa e Tiranës. Jemi të kënaqur që mbështesim festivalin e birrës, sollëm një DJ edhe nga Izraeli dhe ishte një natë shumë e suksesshme. Presim me padurim koncertin sonte, shpresojmë të kthehet në një traditë. “Birrën Korça” e pi në shtëpi, po e pi këtu, është e freskët, perfekte për kohën e verës”,- tha ai.

Trupi diplomatik kanë mbetur të mahnitur nga teknologjia bashkëkohore e fabrikës së “Birra Korça” kur kanë parë nga afër edhe procesin e fermentimit deri në paketimin e “Birrës Korça”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb