TIRANË- 6 ambasadorë të akredituar në vendin tonë kanë “mësyrë” sot në Kryeministri për të takuar kreun e ekzekutivit. I pari mbërriti Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu rreth orës 12:40 dhe më pas ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Italisë etj.

Ndërkohë kryeministri Rama ndodhet ende në takim me 61 krerët vendorë. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite të ambasadorëve në Kryeministri, ndërkohë që pak ditë më parë Donald Lu u takua me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: