Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zbuluar ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Në një takim me nxënës të shkollës fillore Turgut Ozal, ai u tha të vegjëlve se në moshën e  tyre ëndërronte të bëhej astronaut.

Këtë ambasadori Lu e zbuloi gjatë bisedës për programin “Meet America” ku dhe pyeti nxënësit e pranishëm se çfarë donin të bëheshin kur të rriteshin.

“”Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime “, i tha Ambasadori Lu grupit të nxënësve të shkollës fillore Turgut Ozal gjatë programit “Meet America”. Po ju, çfarë doni të bëheni kur të rriteni?,” shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: