TIRANE- Ambasadori i Francës, Bernard Fittousi i ftuar në emisionin ‘Diplomaticus’ të gazetarit Erion Kaçorri deklaroi se me sulmet terroriste në kryeqytetin e Francës, nuk u sulmua thjesht shteti i Francës, por mbarë njerëzimi. Ai thotë se u sulmua një simbol, pasi e konsideron Francën si simbolin e bashkëjetesës mes etnive.

“I konsiderojmë sulme ndaj njerëzimit, sulmet në Francë. Nuk është sulmuar Franca por simboli i i bashkëjetesës mes etnive. Franca është një simbol për të gjithë botën, është realizimi i një ëndrre të qytetërimit”,- tha ai.

Sipas kryediplomatit francez, nga këto ngjarje të rnëda edhe shqiptarët u ndjenë të prekur, por shtoi se “Terroristët nuk e frikësojnë dot Francën”.

Fittousi u shpreh ndër të tjera se, në Francë ka tashmë një sistem sigurie të një niveli shumë të lartë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: