Ambasadori amerikan Donald Lu ka nisur turin e tij nëpër Shqipëri nga qyteti i Elbasanit. Lu është pritur nga kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe më pas, ka vizituar kështjellën e qytetit.

Lu ndodhet sot në Elbasan për të marrë pjesë në një projekt të Korpusit Vullnetar të Paqes dhe USAID/Albania si dhe në një mbledhje të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ka bërë të ditur ambasada.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: