Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Ambasadori Lu: Kryeprokurori i Përkohshëm të zgjidhet me shumicë të thjeshtë

Donald Lu (6)

TIRANË- Në kulmin e diskutimeve për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri ndërhyn edhe ambasada e SHBA-ve. Vetë ambasadori Donald Lu nëpërmjet një statusi të shkurtër rekomandon zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, ashtu siç sugjeron edhe OPDAT e Euralius.

Misionet e OPDAT dhe EURALIUS kanë këshilluar zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përkohshëm deri në ngritjen e plotë të institucioneve të reja të drejtësisë dhe nuk e përjashtojnë opsionin e zgjedhjes me shumicë të thjeshtë.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, deklaron ambasadori Lu.
WhatsApp Image 2017-12-07 at 12.32.36

Sugjerimet e OPDATE e Euralius po i ndjek edhe mazhoranca e cila ka shpallur tashmë vakancën për Kryeprokurorin e Ri, ndonëse ka hasur në kundërshtimin e opozitës që kërkon zgjedhejn e kryeprokurorit me 84 vota.

Çfarë sugjerojnë OPDATE dhe EURALIUS
OPDAT dhe EURALIUS dhanë rekomandime të qarta për mënyrën se si do të veprohet në rastin konkret, kur përgjegjës për emërimin e tij është KLP-ja, e cila nuk është krijuar ende. News 24 dhe BalkanWeb kanë siguruar ekskuzivisht dokumentin me sugjerimet konkrete të dy institucioneve të rëndësishme për mënyrën se si duhet të veprohet.

Sipas tyre, ekziston një dispozitë e qartë që vendin e Llallës ta zërë një prokuror i përkohshëm që zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Për zgjidhjen e tij në Kuvend do të duhet të jenë gjysma e deputetëve.

Sakaq, në dokumentin e siguruar nga News 24 dhe BalkanWeb thuhet se mandatin e kryeprokurorit aktual nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit.

“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”,- theksohet qartë në rekomandimet e OPDAT dhe EURALIUS.

(m.k/m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.