Ambasadori i Serbisë në UNESCO ka thënë se ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi po lobon në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s.

“I kam dërguar protestë udhëheqësisë së organizatës. I ashtuquajturi ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet Pacolli kanë krijuar një zyre ilegale në korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerëz aty dhe po u bëjnë presion për të votuar për Kosovën”, ka thënë ambasadori Darko Tanaskoviç, raporton KTV.

Ai pohoi se Serbia po lobon kundër pranimit në mënyrë diplomatike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: