SHBA-Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se aksionet e Koresë Veriore tregojnë se lideri i saj, Kim Jong Un, po “kërkon luftë” dhe se është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të miratoj masa në të fuqishme të mundshme.

“Mjaft është mjaft. Lufta kurrë nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara e dëshirojnë. Ne nuk na duhet ajo tash. Por, durimi i vendit tonë nuk është i pakufizuar”, tha Nikki Haley sot në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një ditë pasi Koreja Veriore e ka lansuar atë që tha se ishte Bombë hidrogjenike.

Kjo seancë urgjente është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Franca, Britania dhe Koreja Jugore.

I dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha në këtë mbledhje se testet e Koresë Veriore tregojnë se “paqja në rajon është në shkatërrim serioz”, njofton Rel.

Por, ai theksoi se zgjidhjet ushtarake nuk mund ta zgjidh krizën dhe shtoi se ekziston “nevojë urgjente për mbajtjen e kokës së ftohtë dhe përmbajtje nga aksionet që mund t’i përshkallëzojnë tensionet”.

Ambasadori i Kinës, Liu Jievi, përsëri ka kërkuar bisedime diplomatike për këtë krizë dhe i tha Këshillit të Sigurimit se Pekini nuk do të lejoj kaos dhe luftë në Gadishullin Korean.

Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, përfshirë Japoninë, dhe Francën, kanë kërkuar sanksione të reja kundër Koresë Veriore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: