TIRANE– Ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Surani në ditën Kombëtare të Greqisë, pohoi se çdo sukses i Shqipërisë është një burim gëzimi për shtetin e saj.

Surani tha se Greqia është mike e vërtetë e Shqipërisë, ndërsa shtoi se është punuar shumë për një fqinjësi sa më të begatë.

“Çdo sukses i Shqipërisë, një burim gëzimi për Greqinë. Marrëdhëniet mes dy vendeve në nivel të lartë. Duam një fqinjësi të begatë, kemi punuar shumë”, tha Surani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb