KUKES– Shishtaveci, i mësuar të jetë në fokus të vëmendjes për largimet masive të banorëve, këtë herë ka marrë mbështetjen e ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila sheh në këtë zonë potenciale të jashtëzakonshme turistike. Teksa mori pjesë në inaugurimin e rrugës që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, Vlahutin apeloi banorët që të mos braktisin këtë vend të mrekullueshëm.

“Ky investim ju ndihmon të keni më shumë zhvillim ekonomik në zonë, prandaj nuk duhet ta braktisni Shishtavecin, pasi është një nga vendet më të bukura të Shqipërisë me një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Me përfundimin e aeroportit në Kukës, kjo zonë do të kthehet në një destinacion për t’u vizituar. Teksa vija këtu, shikoja këto male që janë të mrekullueshëm dhe ngjajnë me Zvicrën dhe Austrinë, duhet të ndërgjegjësoheni për këtë. Po ashtu jeni në një pozitë të favorshme pasi ndodheni në kufi dhe mund ta shfrytëzoni këtë mundësi”, tha ambasadorja Vlahutin.

Ndërtimi i HEC-ve në këtë zonë shihet si dëmtim i natyrës nga ambasadorja Vlahutin, ndërsa kryebashkliaku Shehu u zotua se nuk do të lejojë ndërtimit e tyre.

“Kur bëhet fjalë për Hidrocentrale, mendoj që kjo zonë duhet ruajtur sepse është një habitat unik natyror, dhe ka më shumë vlerë se gjithçka tjetër që mund të ndërtoni në të”, tha Shehu.

Duke iu referuar edhe gjendjes së rëndë në rrugën Kukës-Shishtavec, që aktualisht është pa mirëmbajtje dhe hapjes së aeroportit të Kukësit, ambasadorja Vlahutin kërkoi që të investohet në mirëmbajtjen e rrugëve. Mirëmbajtja pritet t’i kalojë Autoriteti Rrugor Shqiptar pasi Bashkia, siç u shpreh kryebashkiaku Shehu nuk ka fonde dhe mjete të mjaftueshme.

Ambasadorja Vlahutin premtoi më shumë mbështetje për këtë zonë, të cilën ajo tha se e viziton me kënaqësi, por po kaq dashamirës më të ishin dhe banorët e Shishtavecit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb