Të dielën u mbajt në Kaliforni ceremonia e ndarjes së çmimeve, American Music Awards, ku nga votat e fansave janë zgjedhur artistët më të mirë të këtij viti.
Ka qenë Bruno Mars ylli që ka shkëlqyer më shumë në American Music Awards 2017.
Këngëtari ka fituar plot 7 çmime, edhe pse nuk ishte prezent në Microsoft Theater të Los Angeles për ti tërhequr personalisht trofetë.
Pas tij është renditur Keith Urban me tre statuja. Të ftuar të shumtë kanë marrë pjesë në eventin amerikan të muzikës.
2017 ka qenë një vit i artë për Mars, që ka arritur të rrëmbejë të gjitha kategoritë më të rëndësishme, si artisti i vitit, artisti më i mirë mashkull në sesionin pop dhe R&B, albumi më i mirë pop dhe R&B (“24K Magic”), kënga më e mirë R&B dhe video më e mirë ( me këngën “That’s What I Like”).
Në skenë kanë performuar yje, si Christina Aguilera, Kelly Clarkson, Pink e Selena Gomez.
Ja lista e çmimeve
Artisti i vitit – Bruno Mars
Artisti i ri – Niall Horan
Bashkëpunimi më i mirë – Luis Fonsi & Daddy Yankee – “Despacito”
Artistja më e pëlqyer pop/rock – Lady Gaga
Dyshja ose grupi më i pëlqyer pop/rock – Imagine Dragons
Albumi më i pëlqyer pop/rock – Bruno Mars – “24K Magic”
Turneu i vitit – Coldplay
Videoklipi – Bruno Mars – “That’s What I Like”
Artisti më i pëlqyer pop/rock – Bruno Mars
Kënga më e pëlqyer pop/rock – “Despacito” Luis Fonsi, Daddy Yankee feat. Justin Bieber
Artisti më i pëlqyer ‘country’ – Keith Urban
Artistja më e pëlqyer ‘country’ – Carrie Underwood
Dyshja ose grupi më i pëlqyer ‘country’ – Little Big Town
Artisti më i pëlqyer rep/hip-hop – Drake
Albumi më i pëlqyer rep/hip-hop – Kendrick Lamar – “DAMN”
Kënga më e pëlqyer rep/hip-hop – DJ Khaled – “I’m The One” (Justin Bieber, Quavo, Chance the Rapper & Lil Wayne)
Artisti më i pëlqyer soul/R&B – Bruno Mars
Albumi më i pëlqyer ‘country’ – Keith Urban – “Ripcord”
Kënga më e pëlqyer ‘country’ – Keith Urban – “Blue Ain’t Your Color”
Artistja më e pëlqyer soul/R&B – Beyonce
Albumi më i pëlqyer soul/R&B – Bruno Mars – “24K Magic”
Kënga më e pëlqyer soul/R&B – Bruno Mars – “That’s What I Like”
Artisti më i pëlqyer Alternative Rock – Linkin Park
Artisti më i pëlqyer i muzikës së lehtë – Shawn Mendes
Artisti më i pëlqyer latin – Shakira
Artisti më i pëlqyer i muzikës moderne frymëzuese – Lauren Daigle
Artisti më i pëlqyer i muzikës dance-elektronike (EDM) – The Chainsmokers
Kolona më e mirë zanore – Moana
Çmimi për arritje jetësore – Diana Ross
(da.xha/BalkanWeb)