TIRANE- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar debatin që po zhvillohet pas hartimit të një përpjeje të ardhur nga Ministria e Kulturës për të ndryshuar ligjet për institucvionet e Kulturës në vend, dhe gjithashtu kjo është përzier me shqetësimin që kanë aktorët e Teatrit Kombëtar për zhvendosjen e tyre, në pritje të një projekti të ri teatrin.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, analisti Lubonja ka komentuar reagimet e aktorëve, të cilët i kanë kërkuar sqarime ministres së Kulturës.

Ai thotë se edhe më herët kryeministri Rama ka dashur ta prishë Teatrin.

“E njoh këtë problem. Nuk është hera e parë që flitet për heqjen e teatrit, për prishjen e tij. Ka qenë një projekt i hershëm, që kur Rama ishte ministër Kulture. Atere u tha se kishte hall t’i bënte shërbim disave. Ne kemi qenë kundër atere, unë kam qenë dhe këshilltar në atë kohë. Pastaj ka patur një projekt tjetër kur ishte kryetar bashkie, që përsëri donte të prishte teatrin, që është një trashëgimi kulturore e Shqipërisë. Dikush mund të thotë që është një ndërtesë e dobët, por është një ndërtesë me arkitekturën e vet, me historinë e vet, që edhe po u ristrukturua, duhet të ruhet ashtu siç është mendoj unë.

Është një hapësirë e mirë që e ka ruajtur akoma Tirana. Kryeministri edhe atere thoshte është e parikuperueshme, pasi do beton, dhe për të beton do të thotë para, investime. Ai prishi dhe stadiumin “Qemal Stafa”. Një shtet duhet të rikuperojë vepra të tilla. mendoj se ky është qëllimi i fshehtë atje, prishja për ndërtime, sepse ky është stili i Ramës”, shprehet analisti Fatos Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb