SHBA- Këngëtarja amerikane, Anastacia ka konfirmuar se shumë shpejt pritet të vijë për një koncert në Tiranë. Lajmin e ka bërë publik vetë këngëtarja, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë ‘Instagram’ turin e koncerteve përgjatë muajve të verës, ndërsa në “Facebook”, i ka kushtuar turit të saj në Shqipëri një status.

“Konfirmojë se në 25 gusht do të mbajë një koncert në Tiranë. Mezi po pres”. Ky turne koncertesh do të zhvillohet anë e mbanë botës, por ajo që bie në sy është se 46-vjeçarja ka zgjedhur ta përmbyll turin e saj me një koncert madhështor në Tiranë me datë 25 gusht.

Disa burime theksojnë se Anastacia ka marrë një ofertë shumë të mirë për të njëjtën datë për të mbajtur koncert në Maqedoni, por ajo ka preferuar Shqipërinë. Në llogarinë Instagram ajo ka bërë me dije se tanimë biletat janë në shitje. Turi i saj do të çelet në Munster të Gjermanisë, me 19 qershor për të vijuar më pas radhën në vende të tjera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: