Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, është një fans i madh i Andrea Pirlos dhe dëshiron t’a sjellë atë në “Stamford Bridge” këtë verë, jo si futbollist, por si numri 2.

Në dhjetor italiani vizitoi klubin e Chelsea në qendrën stërvitore dhe ishte e pamundur të mos lindnin spekulime për të ardhmen e tij. Aktualisht futbollisti është pjesë e New York City në “MLS”, kampionatin e futbollit Amerikan.
nintchdbpict000288273935-e1481461832320
Tani, legjenda e Chelsea Ray Wilkins është shprehur i sigurtë se Conte dëshiron që italiani të jetë numri 2 i tij pasi lajmi për largimin e asistentit aktual në verë, Steve Holland, drejt kombëtares “Tre Luanë” është konfirmuar.

Wilkins është shprehur për ‘SPORT’: “Pirlo është italian, por flet shumë mirë anglisht dhe mund të vijë që nesër. Di një fakt se shumë herë këtë sezon ka qenë i pranishëm në ‘Stamford Bridge’. Është profesionist dhe jam i sigurtë se dëshiron të vijë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb