Aktorja e famshme, Angelina Jolie, është komentuar shpesh kohët e fundit për trupin e saj gjithmonë e më të dobët.

Pothuaj në çdo dalje të saj publike, komentet për gjendjen e saj shëndetësore kanë qenë të panumërta.

Ajo po humbet peshë çdo ditë e më shumë dhe kjo është e dukshme.

Në daljen e saj të fundit në publik, aktorja ka tmerruar fansat me këmbët e saj shumë të holla.

E veshur me një fustan të shkurtër të zi, aktores i dallohen lehtësisht kockat – një pamje që, për fat të keq, është tregues i rënies drastike në peshë.

41-vjeçarja, nënë e 6 fëmijëve, nuk po e merr veten pas sëmundjes, por edhe divorci i bujshëm me aktorin e famshëm Brad Pitt, gjithashtu i ka shkaktuar Jolie një gjendje mjaft stresuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: